Ura “e vdekjes” në Shkopet që i mori jetën të moshuarës, flasin banorët e zonës: Ku shihet shteti këtu, e kemi ndërtuar vetë

by editor

Nëna Dave, 86 vjeç po kalonte urën me dërrasa mbi lumin Mat për të shkuar në shtëpinë e saj në fshatin Skuraj të Kurbinit kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua duke humbur jetën.

Advertisements

Banorët kishin vite që e kishin ndërtuar urën me dërrasë e kavo, si e vetmja mënyrë për ti ardhur në ndihmë vetes pasi ishin harruar nga shteti.

Advertisements

Ura që kishte qenë në Shkopet ishte shembur në 2010 nga shkarkimet e HEC-it. Që prej asaj kohe asnje masë nuk u mor për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Kështu vendosën ta ndërtonin vetë me kontributin e tyre. Prej vitesh çdo ditë sfidojnë frikën dhe rrezikun duke kaluar në këtë urë me gjatësi 70 metra dhe lartësi 30 metra mbi lumin Mat pa asnjë element sigurie.

E vdekja e nëna Daves nxjerr në pah edhe më shumë rrezikun që u kanoset nga kjo urë me gjatësi 70 metra dhe lartësi 30 metra mbi lumin Mat.

“Ka 10 vite e kusur që në 2010. E kemi bërë vetë ne. Kalojnë për punë për çdo gjë. Kemi futur 5 lekë njëri e 5 lekë tjetër” thotë një banor.

Ura u shërben dhjetra banorëve të fshatit Shkopet, ndërsa projekti i ures është hartuar prej vitesh, por nuk është financuar. Përballë kësaj situate shumë banorë janë larguar por dhe ata që kanë mbetur do të largohen nëse autoritetet nuk ndërhyjnë.

“Ku shihet shteti këtu?! Kanë ikur a i sheh shtëpitë. Kanë ikur nga ura” tregon banori.
Në situatë të ngjashme ndodhet dhe ura e fshatin Skuraj e cila ndodhet 3 km më poshtë, duke qenë një rrezik mjaft serioz për kalimtaret.

You may also like