“Uragani” kuqezi zhvendoset në Dusseldorf, mbi 30 mijë shqiptarë në stadium kundër Spanjës

by editor

Kombëtarja ndodhet në Dortmund ku po përgatit duelin kundër Spanjës, sfidë që do luhet të hënën në orën 21:00 dhe është i fundit për Grupin B, 90 minutat që do vendosin shumë për fatet e tanëve në këtë event.

Advertisements

Kuqezinjve u duhen tri pikë, paçka se në tëtë duelet kundër Spanjës kemi po kaq humbje në fushë. Për këtë duel trajneri de la Fuente ka ideuar një rotacion te “Furia e Kuqe”, kjo pasi Spanja është e kualifikuar si e para e Grupit B pas dy fitoreve.

Advertisements

Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë. Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.

Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do “pikturohet” kuqezi.

You may also like