SPAK ka lëshuar një urdhër arrest të dytë sot për bosin e kazinove, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar.
Advertisements
Këtë herë Ervis Martinaj dyshohet të jetë i përfshirë me grupin e personave zyrtarë, policë dhe biznesmenë që u arrestuan sot në kuadër të megaoperacionit të zhvilluar në disa qytete në Shqipëri.
Advertisements
Ata dyshohet se akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Forca të shumta policie zhvilluan sot kontrolle në banesat e Martinajt në Fushë Kuqe. Ende nuk dihet se si lidhet emri i “mbretit” të basteve, Ervis Martinaj në këtë dosje dhe çfarë është gjetur nga kontrolli me imtësi në shtëpitë e tij.
Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Bistri, sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se bashkëpunonte me biznesmenin Gjoka, i cili njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë, ndërsa për këto akuza ka dhe përgjime.
Këta persona akuzohen për vepra të krijimit të strukturuar kriminal, apo të pastrimit të parave. Një tjetër person është dhe Ardit Hasanbega që ka qenë shef krimi në Shkodër dhe në Berat.