Gazetari nga Kosova ndërroi jetë si pasojë e një infarkti
Advertisements
Fero shokoi me deklaratën e tij mbi vdekjen e gazetarit dhe moderatorit të njohur nga Kosova, Arton Turkaj.
Advertisements
Arton Turkaj, rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti. Artoni, i njohur për komentet e tij satirike, shkroi më 25 dhjetor në Facebook: “Urime Krishtlindjet! Jua boft Allahu kabull.”
Nisur nga ky postim, Fero shkroi se gazetari “bëri hajgare me Krijuesin” dhe la të nënkuptuar se e meritonte vdekjen.
“Urime [për] vdekjen gazetar. Kalofsh mirë sonte në varr,” shkroi ish-reperi që hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë muslimane.
Artoni ishte një personazh i komentuar i rrjeteve sociale dhe i njohur për komentet satirike. Për vdekjen e tij reaguan jo pak figura në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.