“Urimet më të mira popullit mik”- Presidenti Begaj telegram Erdoganit për 100 vjetorin e Republikës: Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Turqia i ka dhënë Shqipërisë

by editor

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi liderit turk, Rexhep Taip Erdogan në 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.

Advertisements

Kreu i Shteti në telegramin drejtuar homologut të tij, “përcolli urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk”.

Advertisements

Presidenti Begaj shprehet se 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve.

“Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, shkruan ai.

Advertisements

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për “mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”.

“Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100 vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona.Shenjё kuptimplote e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer.

Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë. Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”, shkruan Begaj.

You may also like