Ushtarakët 4 vite pa uniformë, detyrohen t’i blejnë vetë në treg

Në vitin 2020, pas 10 vitesh ndërprerje, nisi viti akademik për Akademinë Ushtarake .Një ushtarak denoncon në emisionin “Stop” se që nga viti 2020 atyre nuk u është zëvendësuar uniforma ushtarake.

Advertisements

Ata që nuk kanë mundësi ta blejnë vetë privatisht uniformën, mbajnë të vjetrën të konsumuar e me pamje aspak dinjitoze.

Advertisements

Mungesa e dhënies së uniformës për ushtarakët, ka bërë që të lulëzojë biznesi privat në këtë drejtim. “Stop” provon se çmimet e uniformës shkojnë deri në 200 mijë lekë të vjetra, pa folur për veshjet e dimrit.

Qytetari: Dua të marr uniforma ushtarake.

Shitësja: Po.

Qytetari: Po këpucë keni?

Shitësja: Këpucë me qafa apo kambale?

Qytetari: Këto me qafa.

Shitësja: Ke këto këtu.

Qytetari: A bravo!

Shitësja: 50 kushtojnë. Kjo xhaketa është masa “M”.

Qytetari: Po.

Shitësja: Ti do edhe pantallona.

Qytetari: Po, ato njësoj janë. Vijnë, marrin këtu? Çfarë marrin këta kolegët e mi?

Shitësja: Deri tani, vetëm kanë marrë këto “T-shirt” me krahë të shkurtra ose të gjata.

Qytetari: Vete 10 000 lekë. Vete shtrenjtë. Këtë po mendoj, punën e lekëve. Se që do i marr…

Shitësja: S’ke ça bën.

“Stop” kontakton me Ministrinë e Mbrojtjes për ta pyetur për mungesën e uniformave dhe zgjidhjen e situatës. Por në vend të përgjigjes, u kërkua të plotësohej një formular e dokumente shtesë që nuk kanë të bëjnë me median.