Vajza denoncon zhdukjen e babait në Tiranë: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më!

Një vajzë ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të saj.

Advertisements

Policia e kryeqytetit në një njoftim zyrtar thotë se në datën 26 dhjetor shtetasja S.D ka kallëzuar se babai i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Advertisements

Nga ana e uniformave blu është bërë shpallja ne kërkim e 48-vjeçarit dhe po punohet për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Shtetësja S.D, kallëzon se më datë 26.12.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i saj shtetasi Gj.D, 48 vjeç, banues në Tiranë. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.