Vajza e tij fitoi betejën me tumorin, Defrim Methasani: Nuk po endet dyerve të spitalit, por është në shtëpi mes nesh. Kur bëhemi bashkë, vështirësitë bëhen më të lehta

Luna Methasani, vajza e gazetarit të njohur sportiv, Dëfrim Methasani, ka fituar betejën me tumorin dhe lajmin e mirë e dha vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Advertisements

Pas saj, me anë të postimi në “facebook” ka reaguar edhe gazetari, i cili shprehet se vajza e tij tanimë nuk po endet dyerve të spitaleve në Tiranë dhe Berlin, por është në shtëpi pranë tyre.

Advertisements

“Falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes sonë, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolëm të fitojmë betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë, duke e konsideruar një ëndërr të keqe atë çfarë na ndodhi, por duke menduar pozitivisht për atë çfarë e pret Lunën në lulen e saj të jetës” shkruan ndër të tjera ai.

Methasani shton se është me fat që rrethohet nga njerëz kaq të mirë që ndikuan në mbarëvajtjen dhe kurimin e vajzës së tij, duke shtuar se kur bëhemi bashkë vështirësitë bëhen më të lehta.

Postimi i plotë:

Faleminderit është pak

Mirënjohja vlen shumë…!🙏

Të dashur miq, të njohur dhe panjohur! Pas më shumë se një viti vajza ime Luna, bëri të parin postim në fb, duke shprehur mirënjohjen dhe duke dhënë mesazhet e duhura për jetën. Për momentin, duket sikur betejën me kancerin e fituam dhe tashmë ajo nuk endet dyerve të spitalit në Tiranë dhe Berlin, por është pranë nesh në shtëpi, duke menduar rrugëtimin e saj të jetës, falë edhe shpresës së dhënë nga mjekët në Gjermani.

Falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes sonë, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolëm të fitojmë betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë, duke e konsideruar një ëndërr të keqe atë çfarë na ndodhi, por duke menduar pozitivisht për atë çfarë e pret Lunën në lulen e saj të jetës. Edhe pse çdo ditë e shpreh mirënjohjen për ju në shtëpi, punë, tavolina miqsh e kolegësh, më duhet sot ta pohoi publikisht mirënjohjen time dhe familjes Methasani, për çdo interesim, kontribut, apo mbështetje e solidaritet të dhënë tek unë dhe familja ime nga secili nga ju.

Jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq të mirë, që ndikuat në mbarëvajtjen dhe kurimin e Lunës, që nga mbesa ime e mrekullueshme Nerilda Meda, që ishte e para që na krijoi mundësinë e qëndrimit dhe kurimit në Berlin, mjekët duar artë shqiptarë dhe gjermanë, por dhe ato që na mbështetën në 14 muaj, duke na e bërë më të lehtë barrën e madhe që kishim me një mal dhimbjeje. Rasti i vajzës (që nuk ia uroj askujt), na tregoi se kur bëhemi bashkë edhe vështirësitë i bëjmë më të lehta.

Askujt nga ju nuk i dëshiroj asgjë të keqe apo problem shëndetësor, por dijeni se jam pranë jush kurdo dhe kudo, si një “lokomotivë” e trenit humanist të jetës. Faleminderit është pak, mirënjohja ime dhe familjes sime vlen shumë…! Zoti bëftë mrekulli te secili nga ju!🙏🙏