“Vajza jetonte në shtëpinë time”/ Abuzimi i 12-vjeçares në Korçë, zbardhet dëshmia e të riut

by editor

29-vjeçari akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e njerkës së tij

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin, 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Advertisements

Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës, teksa pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin. Ndërkohë vetë Tirollari përpara trupit gjykues nuk ka pranuar akuzën teksa ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Avokati pas seancës ka deklaruar se Tirollari nuk ka pranuar autorësinë dhe pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë, sipas avokatit Denis Mekolli nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën. Sipas avokatit, nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin.

Advertisements

You may also like