Opinioni në Kosovë u shokua ditën e djeshme, pas publikimit të një video, ku një mësues shfaqej duke puthur një nxënëse të mitur në buzë.
Advertisements
Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku ka ndodhur ngjarja, ka folur ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”.
Advertisements
Ai tha se mësuesi është arrestuar, teksa vajza ka pësuar traumë. Ai tha se shpreson që ajo të rikthehet në shkollë, pasi nesër ka ditëlindjen.
Ai është kthyer nga Shëngjini me ne për në Kosovë. I kam thënë se mudn të arrestohet qoftë në kufi, qoftë në Kosovë. I thashë që vepra që ka kryer është vepër penale. Ai nuk ka folur fare. Ai është arrestuar pasi ka shkuar në shtëpi. Me vajzën nuk kam folur.
Advertisements
Prindërit i kisha sot këtu. Ka një traumë. Shpresoj që nesër të rikthehet në shkollë pasi ka dhe ditëlidnjen nesër.
Është një vajzë e shkëlqyer, ndër më tëm irat me rezultatet e saj. Rasti është i rëndë për familjen. Shpresoj që me ndihmën e bashkëmoshatarëve ta kalojë.- tha drejtori.