Vajzat e ekranit ngrenë temperaturat, pozat e nxehta si “single”!

by editor

Nuk mund të gënjejmë që kur temperaturat arrijnë në këto vlera, gjithçka që mendojmë është pikërisht plazhi.

Deti është padyshim një zgjedhje jo vetëm për t’u shpëtuar temperaturave të larta, por edhe për t’u relaksuar.

Advertisements

E nëse ka nga ju që nuk i keni nisur pushimet akoma, më poshtë po ju sjellim vetëm disa nga personazhet e “showbizz”-it, që këtë verë kanë ngritur temperaturat me pozat e tyre nga bregdeti.

Emëruesi i përbashkët që kanë këtë javë janë padyshim mungesa e një partneri në këto ditë pushimesh të nxehta.

Advertisements

Por nëse pozat në çift kanë munguar, shkrepjet sensuale, jo.

Moderatorja i ka nisur pushimet qëkur përfundoi edicioni i “Big Brother”. Që në kohën që ishte pjesë e këtij formati, Roza shprehej se i kishte të domosdoshme disa ditë relaksi. Dhe duket se vera për të ka qenë e mbushur me pushime.

Advertisements

Pasi kaloi disa ditë në Turqi, ku ishte së bashku me mamanë e saj, Ritën, këtë herë prezantuesja ka vendosur të bëjë disa ditë pushimi në Itali.

Në rrjetet sociale, Roza ka zbuluar se ndodhet në Amalfi, duke zgjedhur disa poza sensuale për të publikuar.

Natyrisht që të gjithë ishim kuriozë të dinim se kush e shoqëron në këto ditë, por deri më tani vetë Roza ka preferuar që ta mbajë sekret shoqëruesin, apo edhe shoqëruesen.

Ky nuk ka qenë një vit i lehtë për Dean. Pasi iu nënshtrua një operacioni në kokë, ajo vendosi që të shkëputej për disa kohë nga rrjetet sociale dhe nga televizionet.

Pasi u rikthye, Dea u përpoq të ndërgjegjësonte njerëzit që të kujdeseshin për shëndetin, pas problemeve që ajo vetë kaloi.

Por tashmë këto ditë i përkasin të shkuarës dhe vetë Dea ka gjetur pak kohë që të pushojë. Ajo ka zgjedhur pikërisht Spanjën dhe ishullin Palma de Majorka për disa ditë të nxehta.

Në rrjetet sociale ajo nuk i ka ndalur pozat seksi, duke ekspozuar linjat.

Nëse po kërkoni të dini se kush e shoqëron në këto ditë spanjolle, vështirë se vetë finalistja e “Big Brother VIP 2” do zgjedhë që ta zbulojë.

Nuk mund ta fshehim dot habinë teksa shikojmë se vitet e fundit Rozana Radi është rikthyer në një formë perfekte. Më në fund, moderatorja e ka fituar betejën me kilet e tepërta dhe tashmë ajo është në formën e saj më të mirë.

Natyrisht që gjithë këtë performancë, artistja nuk kishte sesi të mos e ndante edhe me miqtë e saj virtualë në rrjetet sociale.

Në “Instagram”-in e saj nuk mungojnë fotot me bikini, duke na zbuluar krenarisht format e reja.

Por edhe këtë verë, Rozana ka zgjedhur që të mos e bëjë publike se me kë po i kalon këto ditë pushimesh.

Kujtojmë që prej shumë vitesh, ajo është në një lidhje me Shpëtimin, djaloshin që punon si oficer gjyqësor.

Por dyshja duket se këtë lidhje po e shijon sa më larg vëmendjes mediatike.

Këngëtarja maqedonase e ka nisur herët plazhin. Që pasi u ribashkua me bashkëshortin disa muaj më parë, çifti u nis drejt Dubait për disa ditë të nxehta.

E që prej atëherë, në rrjetet e saj sociale, Adelina vetëm publikon foto nga plazhi.

Ashtu si duket edhe nga shkrepjet, artistja ka preferuar që disa ditë të ketë edhe motrën e saj me vete. Të dyja vajzat kanë zgjedhur dhomën e hotelit për të bërë disa shkrepje seksi para pasqyrës.

Të dyja në topformë dhe të nxira, motrat me gjasa po e shijojnë këtë verë.

Nga ana tjetër, Adelina nuk ngurron të pozojë edhe me bashkëshortin e me djalin e saj, duke e përmbushur kështu tablonë e familjes së lumtur, që më në fund e gjeti gjuhën e ribashkimit.

E kemi thënë disa herë që moderatorja e “Portokalli” nuk është fanse e madhe e rrjeteve sociale.

Postimet e saj janë të rralla dhe pak zgjedh që të ekspozojë nga jeta private. Por kur vjen puna për disa ditë me shoqërinë në jug të vendit, edhe Xhemi nuk ka mundur që të i mos publikojë pamjet.

Ashtu siç duket edhe nga postimet e saj në rrjetet sociale, ajo gjendet në Jalë së bashku me disa nga aktorët e “Portokallisë”.

Të hipur mbi një skaf, kolegët duket se po i shijojnë këto ditë.

Vetë moderatorja ka preferuar që të mos publikojë foto të plotë me bikini, duke u përqendruar tek atmosfera që ishte krijuar mes miqve dhe jo tek pozat seksi.

You may also like