Këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.
Advertisements
Dita më e nxehtë do të jetë e premtja dhe temperaturat në Tiranë, Berat, Elbasan, Fier, Shkodër dhe Lezhë, do të arrijnë 40-41 gradë celsius.
Advertisements
Gjithashtu, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave, kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore-malore të vendit.
Vranësirat hera herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së hënë përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.