Vala fortë e të nxehtit, në pak ditë shënohen të paktën 52 viktima

by editor

Të paktën 52 persona kanë vdekur në Nju Delhi të Indisë, për shkak të valës së fortë të të nxehtit, raportoi sot Times of India.

Sipas një gazete indiane, të paktën 52 trupa u sollën në spital në dy ditët e fundit, kryesisht njerëz të varfër që jetonin dhe punonin jashtë.

Advertisements

India ka regjistruar të paktën 110 vdekje të konfirmuara nga 1 marsi deri më 18 qershor, kur India veriperëndimore dhe lindore regjistruan dyfishin e ditëve normale të valëve të të nxehtit për sezonin, raportoi Reuters.

Ministria e Shëndetësisë urdhëroi institucionet federale dhe shtetërore të ofrojnë kujdes adekuat për pacientët, ndërsa spitalet u urdhëruan të lirojnë më shumë shtretër.

Advertisements

Shërbimi i motit ka parashikuar temperatura mbi mesataren edhe për këtë muaj, me të dhënat e shërbimit të motit që tregojnë se Delhi ka pasur natën më të nxehtë në më shumë se 50 vjet të mërkurën, me një temperaturë minimale prej 35.2 gradë.

You may also like