Teksa janë mbushur plot 2 muaj nga nisja e “Big Brother Vip”, në shtëpi duket se nuk do jetë më asgjë njësoj.
Advertisements
“Valixhja e tundimeve” vendosi Gjestin para zgjedhjeve të vështira, që krijuan shumë dinamika të reja. A u “kris” përfundimisht raporti i tij me Eglin, për shkak të zgjedhjes për të fjetur për dy javë me Rizartën?
Advertisements
Gjesti ka gjithashtu në dorë të zgjedhë 7 ish-banorë për t’i nxjerrë në televotim dhe 3 prej tyre do rikthehen në shtëpi.
Cilët do të zgjedhë ai për të rikthyer?
Nga ana tjetër, Livia dhe Loredana janë të dyja në nominim “kokë më kokë”, cila prej tyre do lërë sot shtëpinë?
Për të zbuluar këto dhe shumë surpriza të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.