Familja e Leo Sadikut, 12-vjeçarit i cili ndërroi jetë në QSUT pak javë më parë, kanë kërkuar që të bëhet autopsia.
Advertisements
Pas humbjes së 12-vjeçarit, familja në kushte të rënda psikologjike nuk ka pranuar të bëhet autopsia, raporton gazetari Osman Stafa.
Advertisements
Por, pas akuzave për neglizhencë të mjekëve, familja Sadiku ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që të bëhet autopsia për përcaktimin e shkakut të vdekjes së Leos.
Sipas gazetarit Osman Stafa, shkresa mban datën 3 shkurt, por që prej asaj date e deri më sot (17 ditë) Prokuroria e Tiranës, nuk ka ndërmarrë veprime për kryerjen sa më të shpejtë të proçedurave.
Familja Sadiku ndërkohë i ka bërë apel Prokurorisë së Tiranës kryerjen sa më të shpejtë të proçedurave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Korçës shpalli moskopetencë për rastin e Leo Sadikut, duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës.
Organi i akuzës ka regjistruar procedimin penal për çësshtjen, çka nënkupton se Prokuroria e Tiranës tashmë duhet të kryejë hetime të thelluara për rastin.
Familja Sadiku, protestoi 2 ditë më parë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi për humbjen e tyre.
Ata akuzojnë mjekët e Korçës dhe ata të QSUT, se nuk i kanë kryer djalit të tyre diagnostikimet e duhura (eko zemre, skaner, ekg), madje as trajtim të duhur, çka solli vdekjen e tij.