Vdekja e 3-vjeçarit, mjeku: Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij

by editor

Mjeku anestezist, Roland Xhaxho ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë.

Advertisements

Ngjarja tronditi gjithë vendin ndërsa familjarët e vogëlushit kanë kërkuar drejtësi.

Advertisements

Ngjarja u regjistrua para 3 ditësh ndërsa rasti u përhap ditën e sotme ku ka ardhur edhe reagimi i parë i Xhaxhos.

Ai shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Sa i përket fëmijës, mjeku shton se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin.

Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse dhali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.

Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve.

Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.

You may also like