Vdekja e futbollistit të Egnatias/ Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Nuk bën sens të hetohet për ‘shpërdorim detyre’…

by editor

Në studion e emisionit “Open” , u diskutua ngjarja e rëndë që ndodhi fundjavën e kaluar, ku futbollisti ganez i klubit Egnantia, Raphael Dwamena ndërroi jetë në fushë.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se hetimi nuk do të kufizohet vetë në një mjek, ku argumentoi se rasti i sulmuesit ganez ishte i njohur publikisht.

Advertisements

“Janë sqaruar rrethanat e ngjarjes, se si kishte ardhur ky futbollisti etj. Për mua nuk bëri sens pse do hetohet për ‘shpërdorim detyre’. Kush janë zyrtarët e futbollit dhe mjekët që kanë miratuar testet. Formalisht ka një letër që një mjek ka firmosur se ky futbollist mund të luajë. Është një ekspert i mjekësisë ligjore, i cili do bëjë me dije nëse futbollisti mund të kthehej në jetë. Ka dhe një gjë tjetër, ka të bëjë dhe me neglizhencat mjekësore. Futbollisti ka folur në media për shëndetin e tij dhe sërish ka luajtur. Si është lejuar të luajë? Për pasojë lindin pyetje nëse ka pasur ambulanca mjetet e duhura? Po ashtu duhet një mjek zemre kur futbollisti ka pësuar goditje në zemre. Hetimi nuk kufizohet vetëm në një mjek. Ky rast ishte i njohur botërisht. Futbollisti ganez kishte folur publikisht për shëndetin e tij.’, u shpreh Lala.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Eugen Beçi, tha se nuk ka mangësi në legjislacion, pasi ka ligje dhe nene që përcaktojnë se kur një sportist mund të luajë apo jo.

“Nuk mund të themi që kemi mangësi në legjislacion. Kemi ligjin mbi sportit se si një sportist mund të luajë. Mjekë të licencuar çdo 6 muaj duhet të bëjnë kontroll ndaj sportistët. ‘Shpërdorimi i detyrës’ ka lidhje me nenin se kush ka shkelur ligjin. Kemi paaftësi mjekësore për diagnozën po a ka neglizhencë. Prokuroria do hetojë edhe për neglizhencën mjekësore. a ka pasur aparaturat e duhura ambulanca mjekësore? është një ngjarje që do përcaktojë atë që është thënë deri më sot se ka neglizhencë në legjislacion.”, u shpreh eksperti i sigurisë.

You may also like