Vdekja e vëllait të kryetarit të komunës së Istogut, policia: Në vendngjarje u gjet…

by editor

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për vdekjen e Triumf Feratit, vëllait të kryetarit të Istogut, Ilir Feratit. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 11 fishekë dhe 1 gëzhojë.

Advertisements

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti po hetohet.

Advertisements

“HETIM I VDEKJES- Istog / 24.03.2024-16:10. Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

You may also like