Vdes foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, procedohet mjekja, dyshohet për …

by editor

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Advertisements

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin F. H., pasi dyshohet se më datë 04.10.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin I. L., banues në fshatin Dhivër, Finiq.

Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen D. B., 30 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 03.10.2024, për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasja M. L., 39 vjeçe, se në lagjen nr. 3 janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën për motive të dobëta.

Advertisements

Komisariati i Policisë Delvinë arrestoi shtetasit G. T., 22 vjeç, dhe R. O., 38 vjeçe, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 04.10.2024, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa pije në lokalin e një shtetaseje.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin S. K., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pasi më datë 04.10.2024, 60-vjeçari ka aksidentuar tek vijat e bardha në rrugën “Gjergj Kastrioti” këmbësoren, shtetasen Sh. T., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

You may also like