Miqësia mes Gjestit dhe Rozanës ka kaluar në një fazë krize, duke u shndërruar në rivalitet për shkak të lojës dhe çmimit të madh në “Big Brother VIP 4”.
Advertisements
Pasi u bën miq dhe kalonin mjaft kohë të bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit, situata ka ndryshuar dhe Gjesti i ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron ta ndjekë më nga pas.
Advertisements
“Shpirtin ma ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”.
“Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjesi mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas”, iu përgjigj Gjesti.
Nga ana e saj, Rozana e kundërshtoi këtë qëndrim dhe i hodhi poshtë akuzat, duke i dhënë përgjigje të gjitha këtyre komenteve.