V*ekja misterioze e çiftit në Dropull, pista kryesore e policisë: Të moshuarit u vr*në me…

by editor

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i bashkëshortëve që u gjetën dje të vdekur në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit, këtë të premte u përcollën për në banesën e fundit.

Advertisements

Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët i dhanë lamtumirën e fundit çiftit të moshuar. Në varrim mori pjesë edhe vajza e birësuar e çiftit, e cila jeton në Athinë.

Advertisements

10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bodrisht në Dropull. Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, kishin në trup shenja të shumta dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar. Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur para që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

You may also like