“Veliaj është i zhytur thellë në dosjen “5D””/ Berisha-Ramës: Nuk ke parë gjë akoma. Ja kush është ministri që shante Erioni nga qelia

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si “mashtruesin më të madh që ka njohur politika shqiptare”, duke e cilësuar si njeriun që ka manipuluar shqiptarët për më shumë se një dekadë.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi sesi Rama festoi hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në 2017, duke organizuar festa dhe dekorime, ndërkohë që negociatat u hapën realisht vetëm 8 vite më vonë.

Advertisements

Sipas Berishës, edhe premtimi i Ramës për pasaportën evropiane është një tjetër mashtrim i madh. “Ai nuk thotë vitin 2029 sepse e di që nuk do ndodhë, por e çon përtej mandatit të tij, vetëm për të mashtruar shqiptarët”, u shpreh ai.

Duke paralajmëruar zhvillime të reja politike, Berisha deklaroi se 12 maji do të shënojë fundin e Ramës, ndërsa garantoi se një qeveri e re e drejtuar nga PD do të përqendrohet në integrimin evropian të Shqipërisë, por të bazuar në meritë dhe jo në manipulime.

“Më i ligu ndër të ligjtë është gënjeshtari. Nëse ju merrni Edi Ramën nga 2013 gjer më sot ju garantoj se në gjithë globin nuk gjeni gënjeshtar të dytë si ky. Jeni dëshmitarë si zotëria hapi shampanjën, hodhi fishekzjarrë dhe dekoroi ambasadorët në vitin 2017 për hapjen e negociatave. Bëri mashtrimin më grotesk. Negociatat de-facto u hapën vetëm para 3-4 muajsh. U deshën 8 vite nga ato festime. Tani çfarë thotë.

Pasaportën e prodhuar nga qeveria e mëparshme, thotë do jetë evropiane në vitin 2013. Ai nuk thotë dot vitin 2029 se e di që nuk do ndodhë, por e çon përtej mandatit që përpiqet të grabisë vetëm për të mashtruar shqiptarët.

Unë i them Edi Ramës se “nuk ke parë gjë akoma, është vetëm fillimi”. Shqipëria nuk përmbushte asnjë kriter përveç atij gjeo-strategjik dhe këtë do ia faktoj kujtdo se është e vërtetë e pamohueshme. Ndaj Edi Rama e dorëzon detyrën në 12 maj dhe garantoj se në qeverinë e ardhshme, objektivi i parë do jetë integrimi ynë në BE, por i bazuar në meritë.

Është një vendim i djeshëm ky, aktakuza më e madhe për Edi Ramën, është akti që dëshmon para çdo shqiptari se njeriu prapa ‘5D’ është Edi Rama.

Kthehemi këtu bashkë kur doli çështja. Informata nga personel që merrej me hotelin më luksoz që ndërtohet në Durrës, erdhën se aksioner kryesor në këtë hotel është Olsi Rama, pra është Edi Rama dhe unë ua thashë ju këtu dhe unë e denoncova 2-3 herë këtë fakt.

Tani çfarë ndodh? Erion Veliaj padyshim që ishte përgjegjës dhe ai në ‘5D’ dhe i zhytur thellë. Në fakt ishte Mazniku më shumë. Një fakt duhet ta dini dhe ju. Nëqoftëse midis Veliaj dhe Ramës kishte një marrëdhënie si midis një servili, por dhe rivali të pabesë, njeriu i direkt i Edi Ramës në bashki ishte Mazniku.

Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues, e ka dhe Erioni në 2-3 raste. Tani çfarë ndodhi? A e dini ju çfarë është ai 200 mijë eurosh? Është shumë interesant. Ai 200 mijë euro është një pagesë që përfaqëson një fond të ngurtësuar, të cilat kompanitë janë të detyruar ta ngurtësojnë si punë sigurie, gjersa përfundojnë objektin dhe e marrin mbrapsh kur përfundon objekti. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e kiostudios.

Por ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve, se është bllokuar dhe Edi Rama dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë që janë të konfiskuara dhe ato. Pra Edi Rama kreu një akt ekstrem. U ktheu paratë kompanisë së inkriminuar ‘5D’, duke dëshmuar, Erion Veliaj nga burgu, nuk ua kthente dot paratë, tani kryetar defakto i bashkisë është Rama. Tani del se ‘5D’ është kompani me padrino kryesor Edi Ramën.

Ndaj dhe e dërguan dosjen në gjyq pa asnjë akuzë për Erion Veliajn, pa asnjë akuzë për Maznikun dhe pas asnjë akuzë për Edi Ramën dhe Olsi Ramën…

…Është Uluziu. Uluziu shkoi i futi, i tha merre telefonin, ai i dha helmin. Atij mirë ja bënë, po ti besosh Uluziut, që është standarti më …, tha ai.