Veliaj “mohoi” shoqërinë me Abulen/ Biznesmeni e nxjerr zbuluar: Kemi udhëtuar së bashku në 5 shtete

Erion Veliaj në marrjen në pyetje para prokurorisë së posaçme ka gënjyer mbi marrëdhëniet e tij më biznesmenin Elman Abule.

Advertisements

Veliaj sipas dosjes hetimore tregon se me Abulen njihet por që në distancë. Por ndryshe ka qenë dëshmia e biznesmenit I cili ka treguar se me Erion Veliajn ka udhëtuar disa herë dhe për me tepër e konsideron edhe shok.

Advertisements

Elman Abule ka dëshmuar se bashkëshortet e tyre janë shoqe me njëra-tjetrën dhe se me shtetasin Erion Veliaj ka bërë disa udhëtime në Tokio, Itali, Angli, Hollandë dhe Ukrainë.

Në lidhje më këto udhëtime Abule shpjegon se udhëtimi për në Tokio është bërë para 1 viti ku kanë qëndruar 4-5 ditë.

Abule thotë se kanë udhëtuar të katërt pra dhe me bashkëshortet e tyre.Udhëtimi është bërë në intenerarin Tiranë-Stamboll-Tokio.

Shpjegon se secili ka paguar shpenzimet e tij. Në lidhje me udhëtimin në Kiev Abule thotë se Erion Veliaj do të zhvillonte një takim me kryetarin e bashkisë Kiev dhe këtë udhëtim shpjegon se shkoi dhe ai për qejf.

Deklaruesi thotë se ai nuk ka marrë pjese në takimet e zhvilluara nga Erioni ne Kiev. Shpjegon gjithashtu se kane qëndruar ne të njëjtin hotel në Kiev.

Shpenzimet e tij, Elman Abule tregon se i ka mbuluar vetë, ndërsa për Erionin nuk ka dijeni pasi ai ishte me vizite zyrtare.