Veliaj në burg? Analisti Dhuli tregon se çfarë pritet të ndodhë me kryebashkiakun e Tiranës

Analisti Skerdian Dhuli, i ftuar në një studio televizive, tha se kryebashkiaku Veliaj do të shkojë në burg për dosjen 5D, pasi SPAK për të shpëtuar kryeministrin do të gjejë një dosjet që Rama të mos preket.

Advertisements

Sipas Dhulit, dosja më e madhe korruptive për Veliaj është Tirana e pajetueshme.

Advertisements

“Erion Veliaj e ka prerë biletën. Nuk më intereson se cila është dosja që do e djegë. Për mua dosja më e madhe korruptive për Veliajn është Tirana sot. Nuk e di nëse është thirrur për Ndragheta-n. Është në hetim pasuror se akuzohet për korrupsion. Për mua akuza permanente është Tirana e pajetueshme sot. Kjo lloj situate, për mua është akuzë më e rëndë se detajet teknike të një afere kriminale siç është inceneratori, 5D.

Nga ta kthesh pasqyrën del sterr i zi në raport me korrupsionin. Ky përfaqëson gjysmën e pushtetit, gjysmën e pushtetit ekonomik dhe politik se e drejton Tiranën për 10 vjet. E ka bërë Tiranën të pajetueshme. Tirana nuk është fasada, janë rrugicat, mungesa e parkingjeve, betonjeret në çdo rrugë, Tirana e ndotur.

Veliaj do të jetë në burg më shumë sesa për të tjerat për skemën 5D.

SPAK për të shpëtuar kryeministrin do të gjejë një dosje që kryeministri të mos preket.”