Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga ana e SPAK.
Advertisements
Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt, u shpreh se iu është faturuar si korrupsion një shtëpi modeste një katëshe.
Advertisements
Kreu i Bashkisë Tiranë shkruan se familja nga Yrsheku e ka ndërtuar banesën me kursime dhe borxhe.
“Familja punëtore nga Yrsheku nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2”, shkroi Veliaj.
“Shikojeni pak këtë video për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dados, i cili ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1-katëshe, që një familje e nderuar nga Yrsheku, me kursime e borxhe, ka ndërtuar me dokumentacionin ligjor të dhënë nga shoqëria “Fusha”. Prokurori ndërtues e di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqeri me licencat përkatëse.
Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2″, shprehet kryebashkiaku.