Vëllai i Heidi Baçit banori më i ri i Big Brother VIP? Si e priti Romeo Veshaj takimin dhe bashkëjetesën me “kunatin”: Çfarë po ndodh o Zot?!

by editor

Heidi Baçi ka marrë përsipër një mision sekret në Big Brother Vip ku duhet t’i bindë të gjithë banorët e tjerë që ka një vëlla të dytë.

Advertisements

Ndaj në misionin e dhënë, konkurrentja duhet të prezantonte banorin më të ri të Big Brother Vip, Lidi Delia, sikur është i vëllai.

Advertisements

Heidi Baçit do t’i duhet ta mbajë sekret deri të shtunën dhe të mos zbulojë që në fakt Lidin as nuk e njeh, por është thjesht një konkurrent.

Ajo duhet të shtiret sikur Lidin nuk e ka takuar prej vitesh dhe nuk ia njeh as fëmijët.

Për ta bërë më të besueshme, Lidi është takuar edhe me partnerin e saj Romeo Veshaj, ku ky i fundit fillimisht u shfaq mosbesues, por më pas e priti mirë “kunatin e tij”.

“Nuk po i besoj fare kësaj situate. Heidi nuk më ka folur fare për ty. Çfarë po ndodh o Zot?! Shpresoj të zgjohet vonë që të pimë kafen bashkë. A është e vërtetë kjo që po ndodh? O sa mirë”, shprehet Romeo Veshaj dhe më pas 3 i bashkohen banorëve të tjerë.

You may also like