Mëngjesin e sotëm (6 mars) një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Qukas i Vjetër në Lushnje, ku dy vëllezër mbetën të plagosur pas një konflikti për motive pronësie.
Advertisements
Fierr
Advertisements
Shtetas Haziz Musai 54-vjeçar qëlloi me sëpatë vëllanë e tij shtetasin, Nazif Musai 77-vjeç, ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar me armë zjarri dhe plagosur rëndë.
54-vjeçari u dërgua në spitalin e Lushnjës, po ashtu edhe 77-vjeçari u transportua me ambulancë.
LEXO EDHE: Sherri për motive pronësie mes vëllezërve në Lushnje, reagon policia: I plagosuri me armë zjarri në gjendje të rëndë
Pasi dhënies së ndihmës së parë në Lushnje, i plagosuri me armë zjarri, i cili është në gjendje kritike për jetën është nisur drejt spitalit të “Traumës” në Tiranë.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.