Edhe pse është një nga emrat më të njohur të muzikës, sidomos me hitet që nxorri disa vite më parë (para pauzës), pak ose aspak diihet nga jeta personale e Baby G, me reperen që megjithatë ka zgjedhur që pjesëmarrjen në “Ferma VIP”, përvecse të rikthehet prane publikut, ta përdorë edhe për rrëfimin e eksperiencave të saj.
Advertisements
Në një bisedë të fundit me “Buckon”, ajo ka ndarë detaje nga një histori e trishtë, që ka lidhje me familjen e saj, duke treguar ndër të tjera se ka pasur një vëlla që ka ndërruar jetë shumë i vogël, ndërsa po ashtu thotë se babait të saj i është kërkuar që të ndahet nga e ëma, vetëm sepse nuk bënte dot djem.
Advertisements
“Jam shumë e lidhur me babain. Ai është shoku im më i mirë. Kemi pasur një vëlla, por ka vdekur beb i vogël. Ka pasur një emër shumë të bukur, Sekret. Mami dhe babi im kanë qenë shumë të rinjë, 17,18 vjeç. Pas djalit,babi im ka lindur tre goca, njerëzit në fshat i thonin lëje gruan se nuk të bën djalë. Mami im e ka vuajtur shumë. Edhe kushërinjtë i thonin lëje gruan. Babi im nuk na ka lënë kurrë, thoshte Zoti ma dha e ma mori një djalë, tani kam tre goca si bota”,- tregoi ndër të tjera Baby G, që ndan detaje të tilla për herë të parë, por me gjasë do ta dëgjojmë të rrëfejë më shumë nga jeta e saj.