Pasi Gjykata e Korçës vendosi të lërë në masën ‘detyrim paraqitje’ vëllanë e tij, ka reaguar kandidati i PD-së në Korçë Bledion Nallbati.
Advertisements
Në një reagim të gjatë, ai hedh akuza ndaj prokurores së çështjes dhe vendimi sipas tij është me urdhër politik. “Gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade dhe inskenimi politik”-thotë Nallbati, i cili sulmon edhe kryeministrin Edi Rama.
Advertisements
Bledion Nallbati: Sikundër e dëgjuat prokurorja e çështjes, ish vartëse e Niko Peleshit petsonit që u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon para gjykatës dhe thotë që nuk i kam marrë ende pamjet por them të caktohet një masë sigurie.
Thotë vlerësova si të drejtë arrestimin në flagrancë për vepra që nuk qëndrojnë dhe kërkoj që të caktohet një masë sigurie kundër një personi pavarësisht se ende nuk i administroj këto akte. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade dhe inskenimi politik. Kuptohet pse sigurisht. Ju e dëgjuat dje kryeministrin Rama në Drvoll.
Erdhi për ti kërkuar votën devollinjve, foli një orë e ca dhe nuk përmendi asnjë gjë se çfarë ka bërë për Devollin dhe devollinjtë, por u morr vetëm me këtë rast. Kjo u inskenua që Edi Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12 vjeçare dhe të merrej me një tallava të tillë siç merret gjithmonë. E pyes prokuroren dhe gjyqtaren a ma justifikojnë dot pse me urdhër të dr të policisë, dhe këtë e ka pranuar prokurorja në sallën e gjyqit drejtori i policisë delegoi çështjen në Korçë ndërkohë që ka kompetencë territoriale Komisariati i Devollit. Që këtu duket që është marë personalisht dhe është e inskenuar.
Unë e kuptoj dr i policidë, Niko Peleshi janë eunukë, të paburrë që marrin dhe zbatojnë urdhëra të vetbër nga shefi i tyre Edi Rama. Unë atyre do ua jap përgjigjen ligjërisht pir kjo çështje sapo ka filluar. Kanë marë në qafë një punonjës që ka firmosur shkresat mbi këtë akt akuzë, me urdgër dhe ata e dinë mirë. E ftoj atë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë në SPAK.
Sot i them Edi Ramës këtij skërfyelli dy metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika që nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. Unë e di që je djali i Kristaqit dhe nipi i Spiros që jo vetëm kanë burgosur pot kanë marë cendime për ti varur në litar. Mbas datës 11 maj ti mund të shërbesh vetëm për një punë për të trembur gallofët nëpër arra sepse je fiks për atë punë por as këtë sdo mund ta bësh sepse do jesh në burg për cdo gjë që ke bërë në këto 12 vite.
Unë dhe vëllai im as jemi trembut dhe as do trembemi asnjëherë. The vëllai i Bledjon Nallbatit një njeti gjysëm metër i gjatë është kapo. Jo ai as është gjysëm metër i gjatë dhe nuk është kapo, është kapedan sepse pret e përcjell këdo dhe e ndihmon me çfarë mundet.
Ndërkohë që vëllai yt dymetrosh dihet botërisht i akuzuar nga agjencitë ndëtkombëtare të inteligjemcës si kryemafiozi, narkotrafikanti i kokainës në Shqipëri. Pra vëllai im dhe jot janë ndryshe ashtu sic une dhe ti ndryshojmë shumë.
Ti je frikacak dhe burracak ndërsa unë dhe vëllai im nuk jemi si ti. Do e marrësh përgjigjen nga ne dhe qytetarët e Devollit mbas datës 11 maj.