Sot (e mërkurë) në Hamburg me fillim nga ora 15:00 luhet ndeshja e Grupit B në Euro 2024 ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë dhe në prag të duelit mes tifozëve të këtyre dy kombëtarëve ka një atmosferë tejet miqësore.
Advertisements
E ndërsa ditët e mëparshme ishim dëshmitarë të disa skenave të pakëndshme nga rrugët e qyteteve gjermane para ndeshjeve të Euro 2024, para duelit mes Kroacisë dhe Shqipërisë, dashuria dhe miqësia u përhap në të gjithë Hamburgun.
Advertisements
Kroatët dhe shqiptarët prej ditës së djeshme këndojnë së bashku nëpër rrugë dhe kafene dhe mezi presin të fillojë ndeshja e sotme.
Vëmendjen më të madhe e tërhoqi mbishkrimi në bluzën “Vëllai me vëllain, shqiptari me kroatin” të veshur nga një prej fansave shqiptarë.
Advertisements
Kudo që të kthehesh në Hamburg, dje (e martë) dhe sot, mund të shohësh flamuj kroat dhe shqiptarë, dhe rrugët jehojnë nga këngët e tifozëve. Çfarë mund të thuhet – një atmosferë për t’u lavdëruar.
Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, të cilat pësuan humbje në ndeshjet e para dhe në duelin e sotëm hyjnë pa pikë.
Kroacia pësoi një disfatë të rëndë ndaj Spanjës me rezultat 3-0, ndërsa Shqipëria i bëri rezistencë të fortë Italisë, por në fund u mund 2-1.
Aksionet janë të mëdha sot, sepse fituesi do të bënte një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër, ndërsa skuadra e mundur do të kishte vetëm një shans teorik për të kaluar në fazën e eliminimit.
Albanian 🇦🇱 and Croatian 🇭🇷 fans drinking 🍺 together all day long. Each supports their own team nonetheless, their respect and friendship is stronger than ever. #Albania #Croatia #EURo2024 #Croatian #Kosovo #Hrvatska pic.twitter.com/KZITOkAtI7
— Royal Castriotta (@RoyalCastriotta) June 18, 2024