Vëllanë ja vranë me 27 goditje thike/ Arrestohet motra e Regis Runajt, zbardhet arsyeja

by editor

Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion arriti që të zbardhte gjashtë vrasje dhe atentate në Elbasan, Peqin dhe Rrogozhinë. Në shënjestër ishin vëllezërit Çopja, që dyshohet se janë njëri në Belgjikë dhe tjetri në Dubai.

Advertisements

Mes 33 personave që SPAK kërkoi arrestimin gjatë operacionin “Plumbi i artë 2”, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg dhe “arrest shtëpie”, është dhe një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj për nxjerre të sekretit hetimor.

Advertisements

Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili, i cili kishte marrë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runajt në qytetin e Elbasanit.

Syri.net shkruan se ajo ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, duke punuar si sekretare pranë gjyqtares Pajtime Fetahu. Por prej disa kohësh ajo është larguar me dorëheqje nga gjykata e Elbasanit, duke u vendosur në Itali.

You may also like