Vëllezrit shqiptarë ‘perandorë’ të kokainës, të dënuar me mbi 70-vite burg si u çmontua rrjeti i trafikut të drogës (Video)

by editor

Në videon që do të shikoni më poshtë tregohet momenti kur një nga lojtarët kryesorë të një bande shqiptare që pomponte drogë të llojit kokainë në komunitetin britanik.

Për gati një vit, banda drejtonte operacionin e drogës ‘Eddie line’, duke shpërndarë kokainë në Swadlincote, North-West Leicestershire dhe East Staffordshire dhe duke fituar qindra mijëra paund në proces.

Advertisements

Ndërsa rrethi i brendshëm u grupit kriminal i udhëhequr nga vëllezërit Edmond dhe Eduard Haziri, gëzonte një mënyrë jetese luksoze nga të ardhurat e krimit, ata lanë një gjurmë varësie, krimi dhe mjerimi në rrugët vendase. Ata tani janë pas hekurave.

Videoja e publikuar plot aksion tregon se si përfundoi banda para drejtësisë dhe u jep shikuesve një pasqyrë ekskluzive nga prapaskenat e momentit kur perandoria filloi të shpërbëhej. Pamjet janë kulmi i mijëra orëve të punës së policisë, në një operacion të udhëhequr nga detektivët e Derbyshire dhe të financuar nga Qendra Kombëtare e Koordinimit të Home Office.

Advertisements

Dhjetëra oficerë policie morën pjesë në aksion, duke arrestuar disa persona, kontrolluar prona të shumta, sekuestruar thasë me prova dhe konfiskim të produkteve të krimit. Por i gjithë operacioni kishte një fillim shumë më të drejtpërdrejtë.

Advertisements

You may also like