Vende super luksoze dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime

by editor

Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të sigurt që të gjithë ju keni pasur mundësi t’i ndiqni në rrjetet sociale, duke parë destinacionet që ato kanë zgjedhur

Advertisements

Na lejoni t’ju themi se këtë javë, shumë prej tyre kanë qenë në destinacionet më luksoze të Europës, duke na dhuruar disa pamje magjike të ditëve tyre të pushimit. Epo pas një sezoni të ngjeshur, edhe vajzat e ekranit tonë meritojnë disa ditë relaksi.

Arbana Osmani

Advertisements

Nuk kishte sesi të mos kalonte disa ditë në Itali, duke e ditur tashmë dashurinë që Arbana ka për këtë vend. Moderatorja është arratisur për disa ditë të ëmbla në Kapri, ku natyrisht nuk ka munguar edhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj.Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotot dhe videot nga Arbana që na ka sjellë një copëz të jugut të Italisë. Restortet që ajo ka zgjedhur janë padyshim ndër më të njohurit, ndaj edhe të gjitha postimet nuk kishin sesi të mos merrnin një vëmendje të madhe.

Alketa Vejsiu

Advertisements

Për Alketën, vera nis gjithmonë nga jugu i vendit. Janë bërë mëse të zakonshme tashmë postimet e saj nga gjiret e bukura që jugu i vendit tonë ka. Por natyrisht që nuk mund të kalonin këto ditë vere edhe pa pak pushime luksi në Kanë. Vetë prezantuesja e mirënjohur ka publikuar në rrjetet sociale, foto dhe video nga pushimet luksoze që po bën me familjen e saj. Ndryshe nga vera e shkuar, për këtë sezon Alketa ende nuk ka zgjedhur që të publikojë foto me bikini. Megjithatë, shkrepjet që vijnë nga vendi i mirënjohur janë me të vërtetë mbresëlënëse.

Xhemi Shehu

Mund ta themi me bindje se Xhemi nuk është ndonjë fanse e madhe e rrjeteve sociale. Moderatorja nuk preferon që të ndajë shumë detaje nga jeta e saj në “Instagram”, por kur vjen puna për disa ditë të çmendura në Mykonos, natyrisht që nuk mund të linte pa na zbuluar më shumë. Xhemi ka publikuar foto, ku shfaqet duke shijuar jetën e natës së ishullit. Jemi të sigurt që as këtë verë, nuk do të shikojmë poza të sajat me bashkëshortin dhe dy djemtë.

Bora Zemani

Kjo verë do të jetë e gjatë dhe plot pushime për Bora Zemanin. Moderatorja ka mbyllur një sezon të suksesshëm, ku veç formateve televizive, lançoi edhe filmin e parë. Tashmë duket se pushimet janë mëse të merituara.
Ajo dhe Donaldi kanë nisur edhe ditët e tyre të relaksit, ku pak zgjedhin të ndajnë me miqtë në rrjetet sociale. Por kur vjen puna te një hedhje e dështuar në pishinë, natyrisht që postimi nuk mund të mungojë në rrjetet sociale.

Jori Delli

Këto ditë të nxehta vere, Jori ka vendosur që t’i kalojë në Shqipëri. Bukuroshja ka vendosur që të shkëputet për pak kohë, duke gjetur mundësinë që ditët e nxehta të verës t’i kalojë me mikeshën e saj, Dea Mishel. Dy vajzat kanë qenë në jug të vendit, ku nuk na i kanë ndalur pozat provokuese. Mesa duket këto janë vetëm pushimet e para të Jorit, pasi shumë shpejt do ta shohim me foto elektrizuese së bashku me partnerin e saj, këngëtarin e njohur italian, Fred de Palma.

Orinda Huta

Edhe për Orindën kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar. Pasi përfundoi një tjetër sezon televiziv, tashmë Orinda ka nisur edhe podcastin e saj, si një hapësirë e dedikuar nënave. E me gjithë këto angazhime, natyrisht që edhe ajo ka pasur pak nevojë për një shkëputje. Këtë herë, moderatorja ka zgjedhur ishullin e famshëm grek, Mykonos. Në “Instagram”-in e saj, ajo ka publikuar një foto në jaht, me bikini. Duhet thënë se Orinda vijon të mbetet ndër femrat më elegante të ekranit tonë, duke konfirmuar edhe njëherë me fotot e fundit.

You may also like