Vendimi i Manzanos shkaktoi kaos pas ndeshjes Valencia-Real, flet ish-gjyqtari i La Ligës: Ja si duhet të kishte vepruar

by editor

Ish-gjyqtari i njohur i La Ligas, Eduardo Iturralde, në një prononcim për Carrusel Deportivo ka dhënë versionin e tij për rastin që shkaktoi kaos në ndeshjen Valencia – Real Madrid.

Advertisements

Madrilenët protestuan ashpër pasi sipas tyre gjyqtari kryesor i takimit Gil Manzano i dha fund ndeshjes në momentin kur Brahim Diaz krosoi brenda zonës dhe një sekondë pas sinjalizimit të fundit të sfidës, Jude Belingham realizoi golin e tretë, i cili do të ishte i fitores për Real Madridin.

Advertisements

Me të përfunduar ndeshja, u shkaktua një kaos i paprecedentë në fushë, ndërsa Jude Bellingham mori karton të kuq pas nervozizmit të tij ndaj gjyqtarit. “E kuptoj nervozizmin e lojtarëve të Real Madridit, sepse është një nga situatat që është menaxhuar më së keqi”, ka thënë Iturralde. “Nëse lejoni që rivënia këndore të ekzekutohet, ju nuk mund ta përfundoni ndeshjen kur krosimi po shkon brenda zonës”, është shprehur ish-gjyqtari spanjoll. Përveç Iturraldes, reagim pati edhe nga një ish-gjyqtar tjetër tashmë në pension i elitës së futbollit spanjoll, Xavi Estrada Fernandez, i cili përmes platformës X (ish-Twitter) bëri një postim duke lënë të nënkuptohet vendimi kontrovers i Manzanos.

You may also like