Veriu i Shqipërisë mbulohet nga dëbora, ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona

M uljen e temperaturave në vendin tonë, janë rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit. Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, ka pasur reshje dëborë në Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin dhe në zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Advertisements

Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullim, por ka shkëputje të energjisë në disa fshatra.

Advertisements

Edhe territori i Qarkut Kukës, është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore.

Nga subjektet kontraktore, po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

Probleme me energjinë elektrike ka në fshatrat Myhejan dhe Kërrnajë, Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.