Moderatorja, Kiara Tito ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës, ku një 41-vjeçare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.
Advertisements
Kiara ka reaguar përmes një postimi në ‘Instastory’, teksa u bën thirrje për sensibilizim ndjekësve të saj të jenë më humanë me njëri-tjetrin.
Advertisements
“Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!” , shkruan ajo.