Talenti shqiptar i Kosovës, Eliot Bujupi, e ka bërë “sefte” me skuadrën e Shtutgart 2 që militon në ligën e tretë gjermane.
Advertisements
18-vjeçari është një produkt i akademisë, teksa në duelin e sotëm ndaj Alemania Açen u aktivizua nga stoli në minutën e 5-të të sfidës duke zënë vendin e të dëmtuarit Faghir.
Advertisements
Vetëm 3 minuta në fushë i mjaftuan Bujupit, ku në minutën e 8-të, tundi rrjetën duke kaluar në avantazh miqtë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë, vendasit përmbysën gjithçka në 2 me 1.
Për Bujupin ky ishte aktivizimi i dytë me fanellën e ekipit të dytë të Shtutgartit. Sulmuesi është pjesë edhe e 19-vjeçarëve të Kosovës, teksa trajneri Foda e ftoi në përfaqësuesen A, për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Lituanisë dhe Qipros, por pa mundur të debutojë.