Vetëtima dhe qiell i nxirë, stuhia e fortë godet këtë vend, ndërpritet transporti rrugor

by editor

Një stuhi e fortë ka përfshirë Greqinë këtë të hënë.

Advertisements

Siç raportojnë mediat e huaja, disa shoferë janë detyruar të ndërprisnin qarkullimin rrugor, pasi stuhia ishte shumë e fortë.

Advertisements

Mediat greke bëjnë me dije se parashikohen të tjera stuhi të forta, veçanërisht nga mbrëmja e së hënës e deri të mërkurën. Moti i keq, reshjet e dendura do të përfshijnë kontinentin perëndimor, qendror dhe verior si dhe në ishujt e Egjeut verior dhe lindor.

Ndërkoh edhe Italia është përfshirë nga një mot me reshje shiu, ku stuhitë e shiut breshëri dhe era kanë bërë që shumë zona të kenë probleme.

Advertisements

Më e rëndë gjendja është paraqitur në zonën e Toskanës, nëVersilia, për të cilën guvernatori Eugenio Giani thekson se vendi është goditur nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri, ndërsa era arrin deri në 108 km/h.

Një tornado goditi Monteçhia Crosara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallën e sportit, ku u shembën edhe disa pemë.

Ndërsa era e fortë ka bërë që të bien edhe tjegullat nga çatitë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas parashikimeve stuhia pritet të prekë edhe Shqipërinë përgjatë ditës së nesërme, çka do të sjellë edhe një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin.

You may also like