Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë televizive komentoi ngjarjen e rënë në Kamëz, ku 27-vjeçarja Sibora Abedini i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati. Shkak që e reja ndërmori aktin ekstrem dyshohet është bërë publikim i një fotografie intime, dhe për këtë ngjarje ka rënë në pranga 39-vjeçari Altin Çoku, personazh i njohur në Tik Tok.
Advertisements
Eksperti i Kriminalistikës, nënvizoi se personi në fjalë 39-vjeçari, njihej si një personazh që shantazhonte dhe se ka një histori të gjatë me organet ligjzbatuese.
Advertisements
Gjithashtu shtoi se që në periudhën e COVID-19 krimet kibernetike janë trefishuar.
“Që në periudhën e COVID ku njerëzit u izoluan janë trefishuar krimet kibernetike. Sot kemi një fluks të jashtëzakonshëm që policia e ka një sfidë më vete për të monitoruar gjithë këtë fluks. Pasi këto persona shantazhojnë, kërkojnë gjoba për të nënshtruar personazhe të caktuar. Personazhi në fjalë ka një histori të gjatë me organet ligjzbatuese, është dënuar për shantazhe me anë të kanosjes për qëllime përfitimi, ka pasur ankesa në mënyrë të përsëritur për video apo foto. Pasi ky shënjestron gjininë femërore dhe e bën atë pastaj të jetë nënshtruar ndaj tij për të gjitha kërkesat seksuale. Nëse do të ishte ndërhyrë në kohë nuk do të kishte pasur këtë çështje, apo një humbje jete. Nuk kemi ende institucione rregullatore strikte që të merren me këto llogari, që nxjerrin foto. Në rastin konkret e ndjera ka qenë në proces divorci, ka pasur problematike të shtuar edhe për shkak të kushteve , siç edhe është raportuar. Justifikimi këtij personi që ma morën foton se telefoni ishte hapur, kur e ka parë mund ta kishte hequr përse e ka mbajtur në celular”, ka thënë ndër të tjera ai.