Vetëvrasja e Pal Trashajt, historiani nga Lezha që ra viktimë e mikrokredive, ka nxitur debate të forta sot në Parlament.
Advertisements
Deputeti demokrat Gazment Bardhi sulmoi Bankën e Shqipërisë dhe guvernatorin Gent Sejko, duke thënë se ai nuk ndërmorri asnjë nismë për monitorimin e blerjes së kredive të këqija, ndonëse prej vitesh kishte qindra denoncime alarmuese nga qytetarët.
Advertisements
Bardhit i është përgjigjur deputeti i PS, Eduard Shalsi, i cili ka thënë se prej dy ditësh, që nga vetëvrasja e Pal Trashajt, ai “nuk e bën gjumin e qetë.
Shalsi megjithatë, kërkoi që të mos sulmohet Banka e Shqipërisë dhe guvernatori Gent Sejko, duke i anatemuar pa fakte. Ai tha se “nuk është prokuror”, por “nuk mund të thotë që Pal Trashajt i sekuestruan banesën, kur (sipas tij) diçka e tillë nuk ka ndodhur”.
Advertisements
“Unë nuk e bëj gjumin e qetë. Kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë. Është një kambanë alarmi. Janë shumë prej nesh që nuk e bëjnë gjumin e qetë nga ajo ngjarje. Por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar institucionet e pavarura, të cilat nga njëra anë bëjnë si të merakosura dhe nga ana tjetër hedhin edhe për të dezinformuar.
Po merrem seriozisht me këtë ngjarje, po grumbulloj të dhëna, si ka ndodhur kush janë fajtorët, por nuk jam prokuror të them që i kanë marrë shtëpinë, kur nuk i kanë marrë shtëpinë. Nuk mund të flisni për Gent Sejkon si halabak rrugësh, është kreu i institucionit të pavarur. Mos u bëni specialistë të midhjes dhe peshkut, duke anatemuar me një fjalor aspak të denjë. Kam një thirrje për ju, më të kujdesshëm kur i drejtoheni institucioneve të pavarura”, deklaroi Shalsi.