Vetmia kërcënim global për shëndetin, OBSH bën lëvizjen urgjente

by editor

Vetmia po kthehet në një kërcënim global për shëndetin e popullatës.

Advertisements

Studimet e fundit kanë nxjerr në pah se 1 në 4 persona të rritur përjetojnë izolim social, ndërsa 5–15% të adoleshentëve ballafaqohen me vetminë.

Pasojat e izolimit social dhe vetmisë në shëndet janë të disa, duke përfshirë rritjen e rreziqeve për goditje në tru, ankth, demencë, depresion dhe vetëvrasje.

Advertisements

Ekspertët janë të mendimit se mungesa e lidhjeve shoqërore paraqet një rrezik për vdekjen e hershme, i barabartë ose më i madh se faktorët e tjerë të njohur për rrezik si duhani, pirja e tepërt e alkoolit, pakujdesia fizike, obeziteti dhe ndotja e ajrit.

Gjithashtu, izolimi social lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe ndikimet negative në shëndetin mendor.

Pikërisht për të adresuar këtë problematikë, Organizata Botërore e shëndetësisë ka ngritur të parin komision për lidhjet shoqërore, që do ti vendos ato si një prioritet global.

Qëllimi I komisioni është të analizojë rolin kryesor të lidhjeve shoqërore në përmirësimin e shëndetit në të gjitha grupmoshat dhe rajonet, duke propozuar në të njëjtën kohë zgjidhje të problemit.

Komisioni do të nisë takimet në dhjetor të vitit 2023 dhe më pas do të publikojë një raport veprues për 3 vitet e ardhshme.

You may also like