VIDEO/ 71-vjeçari goditi 26 herë me th*kë një 6-vjeçar palestinez në Çikago

by editor

Autoritetet amerikane akuzuan një burrë 71-vjeçar për vrasje dhe krime të urrejtjes të dielën pasi ai dyshohet se theri me thikë një grua muslimane dhe djalin e saj gjashtëvjeçar pranë verilindjes së Çikagos në një sulm që policia beson se është i lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Advertisements

Fëmija, i cili u godit me thikë 26 herë, vdiq në spital, por nëna e tij, 32 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Will (Illinois), e cila e përshkroi sulmin si “të neveritshëm”.

Advertisements

“Hetuesit arritën të përcaktojnë se dy viktimat e këtij sulmi barbar ishin në shënjestër të të dyshuarit për shkak se ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që përfshin Hamasin dhe izraelitët”, thuhet në deklaratë dhe sqarohet se krimi u krye përafërsisht 40 milje në perëndim të Çikagos.

https://twitter.com/CAIRNational/status/1713629072843030969/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713726967860560281%7Ctwgr%5E7d57385da953f7515b340aac1c535425a51ce327%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2F71-vjecari-goditi-26-here-me-thike-nje-6-vjecar-palestinez-ne-cikago%2F578328%2F

You may also like