VIDEO/ Avionit me pasagjerë i shkëputet dritarja gjatë fluturimit në ajër, bën ulje emergjente! Momentet e frikshme

by editor

Një Aeroplan me pasagjerë i linjës Alaska Airlines u detyrua të bëjë ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit pasi një pjesë e avionit u shkëput në ajër.

Advertisements

Një Aeroplan me pasagjerë i linjës Alaska Airlines u detyrua të bëjë ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit pasi një pjesë e avionit u shkëput në ajër. Ngjarja u shënua të premten, 5 janar.

Advertisements

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland, qyteti më i madh i Oreganit, 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme e avionit, duke përfshirë dhe një dritare u shkëput. Ai po fluturonte në më shumë se 4,876 m kur filloi zbritjen emergjente, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit.

Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA tha se avioni “u kthye i sigurt… pasi ekuipazhi raportoi si një problem me presionin e ajrit”.Autoritetet kanë nisur hetimet të cilat do të mbështeten dhe nga një ekip teknik.

Sipas faqeve të internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightaëare dhe FlightRadar24, avioni ishte një Boeing 737 Max 9.

Kompania Alaska Airlines tha se incidenti ndodhi menjëherë pas nisjes dhe se avioni ishte ulur i sigurt përsëri në Portland.

“Ky incident është i rrallë, por ekuipazhi ynë i fluturimit u trajnua dhe u përgatit për të menaxhuar në mënyrë të sigurt situatën”, deklaroi kompania e linjës ajrore informon BBC.

You may also like