Video: Flakët ‘përpijnë’ Benz-in e policit në Pogradec

by editor

Një makinë e tipit “Mercedes-Benz” ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Pogradec. Sipas policisë, automjeti i përket një punonjësi të policisë, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar prej problemeve në pjesën e brendshme të motorit.

Advertisements

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë). Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thotë policia.

Advertisements

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi ka siguruar videon e automjetit teksa digjej.

You may also like