Video/ Fushë-Arrëz, shoferët mbeten të bllokuar brenda makinës mes dëborës

by editor

Ditën e sotme moti i keq ka pushtuar vendin, ku në disa qarqe ka shkaktuar edhe problematika të shumta.

Fushë Arrëzi është një prej zonave më të goditura nga reshjet e dëborës, e cila ka bllokuar disa akse rrugore në këtë qytet dhe ka shkaktuar probleme me energjinë në disa zona.

Advertisements

Në videon e mëposhtme në Fushë Arrëz, duket qartë se trashësia e borës është mbi normalen.Në pamjet e siguruara duket se disa automjete kanë mbetur të bllokuara mes dëborës, brenda të cilave ndodhen edhe shoferët e tyre, ndërkohë që mes tyre e bllokuar ka mbetur edhe një borëpastruese.

Kujtojmë se pak më parë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të kontaktojnë me emergjencat civile në rast emergjencash.

Advertisements

You may also like