VIDEO/ Pamjet e fundit të Ervis Martinajt, me qese ushqimesh shkon në shtëpinë e të dashurës, më pas largohet me ‘Benz’-in që u gjet i braktisur

by editor

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022. I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh.

Advertisements

Më pas pamjet tregojnë momentin kur Ervis Martinaj largohet me mjetin e tij të blinduar tip ‘Benz’ që u gjet i braktisur në një karburant në rrugën Durrës-Kukës.

Që pas zhdukjes së tij në 9 gusht të vitit 2022, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e biznesmenit i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri. Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e Martinajt por asnjë nuk është konfirmuar.

Advertisements

You may also like