VIDEO/ Polici vrau gruan shqiptare dhe fëmijët, qindra njerëz homazhe në New York për familjen e shuar

by editor

Qindra njerëz kanë mbajtur homazhe në nderim të familjes së shuar para disa ditësh në New York

Ngjarja e rëndë e ndodhur në SHBA pak ditë më parë, ku një oficer policie, Watson Morgan vrau bashkëhsorten e tij shqiptare Ornela Morgan dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12 vjeç ka tronditur mbarë opinionin.

Qindra njerëz kanë mbajtur homazhe në nderim të familjes së shuar para disa ditësh në New York, duke ndezur qirinj dhe vendosur lule pranë shtëpisë së familjes që u shua, pasi polici kreu dhe vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi 49-vjeçari nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes.

Watson ishte oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, teksa Ornela Watson ishte mësuese e shkollës publike.

Advertisements

Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, teksa shprehu ngushëllimet, shkruajti në rrjetin sociale Facebook: “Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”.

Në gjendje shoku dhe të rënduar psikologjikisht nga ngjarja prindërit e saj refuzuan kontaktin me mediat. Edhe fqinjët e prindërve të viktimës në mënyrë kategorike nuk u shprehën mbi ngjarjen. Familja Rori në Korçë ditën e sotme nuk ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të nënës dhe babit të viktimës.

Advertisements

You may also like