Kamerat e sigurisë në një lagje të Stambollit kanë kapur një ndodhi tepër të rrallë, teksa një qen endacak shihet teksa çon qenushin e saj që ishte duke ngordhur në një klinikë veterinare.
Advertisements
Sipas Anadolu, mjeku veteriner që zotëron klinikën nxitoi për t’i dhënë ndihmën e parë qenushit të vogël.
Advertisements
Këlyshi u shtrua në spital me rrahje të dobëta zemre, ndërsa nëna i qëndroi pranë gjatë gjithë trajtimit.
Para incidentit, adhuruesit e kafshëve kishin çuar një tjetër qenush të të njëjtit qen në spitalin veterinar, ku edhe ishte trajtuar. Tani, këlyshët po trajtohen së bashku, me nënën e tyre në krah.
Veterineri Baturalp Ogan tha se qeni kishte lindur kohët e fundit, por shumica e këlyshëve të saj nuk mbijetuan. Këlyshi që u dërgua te veterineri ishte i fundit i mbetur.
“Nëna e solli qenushin në klinikë duke e lënë para derës. Mjeku ynë e pa dhe vazhdoi menjëherë me reanimimin. Tani gjendja e tij po përmirësohet. Për fat të mirë, ai është më mirë dhe është ribashkuar me nënën dhe vëllain e tij të vogël”, tha Ogan.
Për shkak se qumështi i nënës ishte i pamjaftueshëm, stafi i klinikës i ka ushqyer këlyshët me ushqim të veçantë.