Dhjetëra njerëz u vranë pasi një zjarr shpërtheu në vendpushimin e skive në një hotel në Turqi. Numri i viktimave të raportuar deri më tani është 76 persona. Ndërsa 51 të tjerë mbetën të plagosur.
Advertisements
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, ka deklaruar se mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Disa prej të cilëve u raportuan se ishin të moshës 10 deri në 11 vjeç.
Advertisements
Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për të zbuluar shkaqet që sollën rënien e zjarrit, i cili besohet se ka nisur në seksionin e restorantit të hotelit.
Nëntë persona u arrestuan si pjesë e hetimit për zjarrin, tha Gerlikaya.
Më herët, ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje në hetim.