Zbardhet dosja hetimore e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Kjo e fundit ka deklaruar para prokurorëve se videon e kishte xhiruar për llogari të Fiks Fare, ku punonte si gazetare e padeklaruar. Edhe mamaja e Alma Kaçit ka konfirmuar punësimin e të bijës për llogari të Fiks Fare, duke pohuar se me pagesat që merrte i siguronte asaj mbijetesën.SYRI TV ka siguruar dosjen në ngarkim të Alma Kaçit dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendor.
Advertisements
Konfirmohet zyrtarisht nga thëniet e saj dhe të të ëmës së moshuar, se Alma Kaçi punonte për emisionin investigative ‘Fiks Fare’ që transmetohet në ‘Top Channel’, dhe se videoregjistrimin ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Gjicin e kishte bërë për llogari të këtij emisioni.
Advertisements
Faktin se Alma Kaçi punonte për ‘Fiks Fare’ e përforcon edhe e ëma e saj e moshuar.
‘Ndër të tjera ajo tregon mbi punët e shumta që ka kryer gjatë këtyre viteve si shitëse ambulante, pensionin e pleqërisë që përfiton, të ardhurat nga bamirësia e shumë personave dhe xhamive në Durrës si dhe të ardhurat që i ka sjellë Alma Kaçi ç’do herë që është paguar nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për shërbimet që ka kryer’, thotë ajo në dëshminë e saj në polici.
Advertisements
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi dolën para Gjykatës të premten e 22 dhjetorit ku dhanë pretendimet e tyre dhe dëgjuan ato të akuzës. SPAK thotë se nga hetimet, rezultoi se në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Në telefonin e saj, u gjetën biseda mes Kaçit dhe gazetarëve të emisionit ‘Fiks Fare’ ku flisnin për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit, për ta dokumentuar.